Bideni ia bart pushtetin Kamala Harrisit për shkak të ekzaminimeve mjekësore

0
285

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të premten do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris ndërsa ai është nën anestezi për një kolonoskopi rutinë, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, raportoi CNN.

“Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, tha Psaki në një deklaratë.

Biden mbërriti të premten në mëngjes në Qendrën Mjekësore Walter Reed për t’iu nënshtruar një kontrolli fizik rutinë, e para për të që nga koha kur mori mori presidencën.

Është rutinë që një zëvendëspresident të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi. Nënpresidenti i atëhershëm Dick Cheney e bëri këtë në shumë raste kur presidenti i atëhershëm George W. Bush iu nënshtrua kolonoskopive rutinë.

Harris do të bëhet femra e parë e vendit, e para me ngjyrë që merr rolin e presidencës.

Leave a Reply