Bideni edhe zyrtarisht njeh gjenocidin armen nga Perandoria Osmane

0
318

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, edhe zyrtarisht e konsideroi masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmani si një gjenocid, duke rrezikuar për thyerjen e raporteve me Turqinë, por duke sinjalizuar një angazhim për të drejtat globale të njeriut.

Në një deklaratë që shënon 106 vjetorin e fillimit të masakrës, Biden shkroi: “Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin armen të epokës Osmane dhe rivendosim veten për të parandaluar një mizori të tillë që të mos ndodhë më kurrë”

“Sot, ndërsa vajtojmë për atë që humbi, le të kthejmë sytë nga e ardhmja – drejt botës që ne dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët tanë. Një botë në paqe nga të këqijat e përditshme të fanatizmit dhe intolerancës, ku të drejtat e njeriut respektohen , dhe ku të gjithë njerëzit janë në gjendje të ndjekin jetën e tyre me dinjitet dhe siguri”, tha ndër të tjera presidenti amerikan.

Kjo lëvizje përmbush premtimin e fushatës së Bidenit për të përdorur më në fund fjalën gjenocid për të përshkruar vrasjen sistematike dhe dëbimin e armenëve në atë që është Turqia e sotme më shumë se një shekull më parë. Paraardhësit e Bidenit në Shtëpinë e Bardhë kishin ndaluar së përdoruri fjalën gjenocid, duke u treguar të kujdesshëm të mos dëmtonin raportet me një aleat kryesor rajonal.

Javën e kaluar ministri i Jashtëm i Turqisë në lidhje me njohjen e gjenocidit armen nga Bideni ka thënë: “Nëse Shtetet e Bashkuara duan të përkeqësojnë raportet, vendimi është i tyre”./Koha

Leave a Reply