Biden zgjidhet president i ri i SHBA-së

0
369

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve kryesore të zgjedhjeve në SHBA nga Associated Press dhe CNN.

77-vjeçari ka fituar në Pennsylvania 20 vota elektorale të shtunën për të kaluar pragun fitues prej 270 votash, për t’u bërë presidenti i ri i SHBA-së.

Ende pa përfunduar numërimi në disa shtete, Bideni ka arritur në vlerën e 284 votave elektorale, sipas AP-së. Trumpi ende është në 214.

Kandidati demokrat ka mposhtur presidentin Donald Trump, i cili që nga dita e zgjedhjeve është ankuar për “mashtrime”.

Bideni kishte shërbyer si nënpresident në administratën e Barack Obamas.

Leave a Reply