Biden konfirmohet president i SHBA-së

0
393

Joe Biden është konfirmuar si president i ri i SHBA-së. Certifikimi i votave elektorale, është bërë në orët e hershme të së enjtes në Kongres nga Dhomat e Përfaqësuesve dhe Senati, me vonesa që erdhën si pasojë e trazirave në Kongres. Bidenit i janë certifikuar 306 vota elektorale, karshi 232 sa i janë certifikuar Donald Trumpit. Kamala Harris është konfirmuar zëvendëspresidente nga Kongresi.

Gjatë të mërkurës protestuesit pro-Trump u futën në godinën e Kongresit në Washington, ndërsa në këto trazira janë regjistruar katër të vdekur, prej tyre një që ka marrë plagë në gjoks me armë zjarri. Janë arrestuar 52 persona, ndërsa janë regjistruar disa të lënduar nga radhët e forcave të rendit.
Procesi u vonua edhe pas ankesës së republikanëve ndaj rezultatit zgjedhor në Pennsylvania, ku fitues është Joe Biden.Bideni 78-vjeçar është presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai i ka fituar zgjedhjet në SHBA të mbajtura më 3 nëntor, ndonëse Donald Trump vazhdimisht i ka kundërshtuar rezultatet, duke aloduar në mashtrime në vota dhe vjedhje të fitores së tij.

Biden pas sulmit kishte bërë thirrje për qetësi dhe kishte thënë se demokracia e SHBA-së është nën sulm të paprecedent. Ai kërkoi nga Trump që t’i adresohet protestuesve dhe t’u thotë të shpërndahen.Inagurimi i Bidenit do të jetë më 20 janar.

Leave a Reply