Besnik Krasniqi, kandidat për deputet i AAK-së nga Prizreni

0
490

Zyrtari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të dashur familjarë, miq dhe kolegë,

Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ia kemi dal bashkë deri këtu.

Ndihem i nderuar që kryetari i AAK-së, z.Ramush Haradinaj dhe dega e AAK-së në Prizren në krye me z.Lulzim Kabashin më dhanë besimin që të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të rreshtuar bashkë për ndryshimin e sigurtë.

Si 17 vjeçar u bashkova me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shumë personalitete frymëzuese takova ato ditë lufte, me të cilët përjetuam shumë dhimbje e krenari, shumë nga ta nuk janë më.

U përulem përjetësisht të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.

Ajo është koha më e lavdishme e jetës sime, kohë të cilën me shumë ëndje e kujtojë dhe mburrem që kisha mundësinë të kontribojë për lirinë e vendit tim.

Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë e re politike, me plotë përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim.

Sot si asnjëherë më parë të rreshtohemi drejt vlerave të vërteta dhe atyre që përnjëmend duan ta shohin Kosovën tonë në vrullin e shtetndërtimit të cilin nuk ka kush të na e ndalon.

Na priftë e mbara në këtë rrugëtim!

Leave a Reply