Berisha: Vendimi për shpalljen ‘non-grata’ nga SHBA erdhi pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

0
39

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur sërish sot për vendimin e SHBA-së për shpalljen e tij “non-grata”. Ai ka hedhur dyshime se vendimi kundër tij për shpalljen “non grata” mund të ketë ardhur si pasojë e qëndrimit ë tij kundër ndryshimeve të kufirit në Kosovë.Ish-kreu i qeverisë u shpreh më tej se akuzohet se ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

“Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur interesova kam marrë vesh se isha future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.
Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thaçit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA”, ka thënë Berisha në “Zonë e Lirë” në TV Klan.“Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, tha Berisha.Më tej foli dhe për tekstin që shoqëronte vendimin për shpalljen e tij “non-grata” dhe tha se gjithçka është e sajuar dhe e bazuar në shpifje.

Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Këtë e kishte bërë të ditur më 19 maj të këtij viti, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një postim në Twitter.

“Aktet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë po e them publikisht se Berishën dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar me partnerët tanë në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit”, shkruan Blinken.

Leave a Reply