Berisha: Tusuzi, Arbana e Korisha në Prizren të gatshëm për betejën politike të 14 shkurtit!

0
625

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka vazhduar edhe sot aktivitetin e saj paraelektoral duke takuar mbështetësit në lagjen e Trimave, në lagjen Arbana dhe në fshatin Korishë.

Në këtë takim ishte prezent edhe lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, kryetari i degës në Prizren Zafir Berisha, kandidatët për deputetë dhe zyrtarë të kësaj partie.

Si rrjedhoj, Berisha ka thënë se këto tri lokalitete janë të gatshme për betejën politike të 14 shkurtit.

“Tusuzi,Arbana e Korisha në Prizren, të gatshëm për betejën poltike të 14 shkurtit!
Sot me kryetarin z.Fatmir Limaj, takuam nismëtar e bashkëluftëtar të cilët vazhdojn të qëndrojn besnik rrugës që nisëm së bashku tash e me shumë se 20 vite më parë.
Ju që keni në shpirt Lirinë, Drejtësinë dhe Solidaritetin,
Bashkohuni me NISMA-në SOCIALDEMOKRATE të Kosovës për të krijuar një Kosovë të Lirë, të Drejtë dhe Solidare”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply