Berisha për Specialen: UÇK e ka betejën e fundit kundër Serbisë

0
311

Ish luftëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, është shprehur se nuk është ndier mirë kur ka parë sot në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale, ish Presidentin Hashim Thaçi dhe ish Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Nuk ishte ndjenjë e këndshme të shohësh miqtë dhe luftës që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës, në këtë gjykatë që po dihet se është produkt sllavoserb. Mendoj se është beteja e fundit e UÇK kundër Serbisë dhe argatëve të saj që po tentojnë ta barazojnë luftën për liri të Kosovës me atë gjenocidale të Serbisë”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht baca Jakup si motivues i gjeneratave të reja në luftën për liri – si njeri që me zërin e tij ka qenë kushtrim për mobilizim për luftën për liri, pamja e tij nuk mund t’i ikte pamjes së qershorit të 1998-ës kur për herë të parë në emër të UÇK i është drejtuar opinionit. Ishte baca Jakup që ka ditur dhe do të dijë ta mbrojë kauzën e Kosovës për liri”.

“Në këtë moshë të jesh i akuzuar me shpifje dhe trillime nuk është ndjenjë e mirë. Baca Jakup ka thënë atë që duhet ta thotë secili në një gjykatë. Për dallim nga Thaçi që ka folur avokati i tij, ai e ka thënë një të madhe rreth mashtruesve dhe të mashtruarve që kanë sjell formimin e kësaj gjykate”.

Berisha në Edicionin Special ka theksuar se shqiptarët nuk kanë bërë luftëra në baza fetare, siç ceket në aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Feja ka qenë në rend të dytë kur në pyetje ka qenë atdheu. Lufta është bërë për bindje politike”.

Leave a Reply