Berisha: Nuk kam patur interesim për pozitën e zëvendëskryeministrit, mbështesë fuqishëm Balaj – Halimaj

0
769

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka shprehur pakënaqësitë e tij rreth emërimeve të fundit nga partia në pozita të ekzekutivit.

Shala në “Debat Plus” ka thënë se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.

“Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”, kishte thënë Shala.

Por, siç duket në këtë rrugëtim, Shala është i vetëm pasi që bashkëpartiaku i tij, Zafir Berisha ka tjetër qëndrim, shkruan Periskopi.

Deputeti Berisha në një prononcim për Periskopin thotë e nuk ka pasur interesim që të jetë pjesë e kabinetit të Qeverisë Hoti.

Tutje, Berisha ka besim tek bashkëpartiakët e tij dhe thotë se do ta përfaqësojne partinë në mënyrë dinjitoze.

‘’E respektoj mendimin e kolegëve për mua, mirëpo unë s’kam pasë ndonjë interesim për atë pozitë përndryshe si anëtarë i kryesisë së Nismës kam qenë pjesë e konsulltave për perfaqësuesit tonë e qeverinë e re dhe kam bindjen se të tre anëtarët e Nismës kanë me përfaqësu partinë në mënyrë dinjitoze.’’, tha Berisha për Periskopin.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në një prononcim për Periskopin ka thënë se ka qenë vendim i tij të mos inkuadrohet në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit. Qëllimi i tij është që të ngriten kuadrot e reja.

’Po shfrytëzoj rastin të sqaroj anëtarët, simpatizantët, votuesit e NISMËS Socialdemokrate dhe opinionin e gjerë publik me sa vijon: – Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit. Qëndrimi im lidhet me pikëpamjet që kam rreth kuadrove që duhet ta përfaqësojnë forcën tonë politike. Jam ithtar i hapjes së mundësive për kuadrot e reja profesionale, të atyre që janë ballafaquar me përditshmërinë e nevojave që kanë qytetarët tonë, sepse në këtë mënyrë do të hiqet logjika që kuadrot e reja duhet të vrapojnë për mbledhjen e votave, kurse përfaqësimin ta bëjnë “kuadrot e moçme”. Mendoj se është koha që kuadrot themeluese të partisë të shfrytëzojnë përvojën e tyre që të forcojnë NISMËN Socialdemokrate dhe kam bindjen e plotë se hapja rrugë për kuadrot e reja do të nxjerr në shesh kualitetet që kemi në mesin tonë. Në të kundërtën, do të shpërfaqim logjikën e ndrydhjes së kualiteteve të reja dhe do të binim në kundërshtim të plotë me frymën socialdemokrate’’, përfundon Sherifi ./PERISKOPI

Leave a Reply