Berisha: Nisma në Prizren është më e fuqishme se asnjëherë më parë, pavarsisht ndodhive të fundit

0
586

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbajti takimin e radhës, pjesë e takimit ishin edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, dhe zv.ministri i Bujqësisë Enver Hoti, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhorë të cilin do të kaloj NISMA Socialdemokrate, dhe prioritetet e Nismës në qeveri.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha, njoftoi të pranishmit se dega e Prizrenit është më e fuqishme se asnjëherë më parë, pavarsisht ndodhive të fundit ne si degë jemi stabil dhe të gatshëm të hyjmë në procesin zgjedhorë përfundoi kryetari Berisha.

Zvministri i Bujqësisë, Enver Hoti, njëherit Sekretar Organizativ i NISMA Socialdemokrate, falenderoi përzemërsisht anëtarët e degës në Prizren, mes tjerash ai tha se Prizreni është shtyllë e suksesit të Nismës. Hoti, poashtu kërkoi nga dega e Prizrenit të qëndrojnë kështu të bashkuar, të përfundojnë me sukses zgjedhjet e brendshme dhe të vazhdojnë edhe më tej të bëhen pjesë e sukseseve të përbashkëta.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, njoftuan nga afër anëtarët e degës së Prizrenit për punën dhe prioritetet e Nismës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Pavarësisht situatës në të cilën po kalojmë si shoqëri në përballje me COVID19, ne si përfaqësues të Nismës në Qeveri po punojmë vazhdimisht që t’i krijojmë hapsirë dhe mundësi qytetarëve dhe bizneseve të punojnë edhe më tej duke respektuar masat e dala nga Qeveria, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në rimëkëmbje të ekonomisë”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply