Berisha: Ne jemi alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit

0
268

Ne jemi alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit në raport me të tjerët, kështu ka deklaruar Zafir Berisha, kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit.

Berisha ka thënë se janë të bindur se më 17 tetor do të marrin besimin e qytetarëve të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Prizrenit,
Ne jemi alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit në raport me të tjerët, sepse ne angazhohemi dhe garantojm liri, barazi, drejtësi dhe solidaritet për të gjithë qytetarët, të bazuar në parimet e demokracisë qytetare, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallime të orientimit politik, përkatësis gjinore, fetare, apo etnike.
Ne jemi të bindur se në konkurrimin politik të radhës, konkretishtë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, do të marrim besimin e qytetarve të Prizrenit, ku do të na mundësohet matrializimi i ofertēs tonë gjatë 4 viteve të ardhēshëm.
Ne po vijmë, BASHKOHU EDHE TI

ShpresëPërPrizren

Voto119

Zgjedhjet2021

Leave a Reply