Berisha: Mërgimtarët kanë qenë pjesë e çdo procesi historik që ka kaluar shoqëria jonë!

0
322

Ardhja e mërgimtarëve i ka dhënë edhe më shumë shije stinës së verës në Kosovë.

Shumica e tyre vitin e kaluar nuk kanë mundur të vijnë në atdheun e tyre për shkak të shpërthimit të pandemisë globale, COVID-19.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit është vërejtur numër jashtëzakonisht i madh i kurbetqarëve duke ardhur në Kosovë, të cilët vlerësohen si infuzion për ekonominë e vendit.

Por, jo të gjithë mendojnë kështu. Edhe pse janë në numër të vogël, individ të caktuar etiketojnë me fjalë të ndryshme bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të botës.

Kundër këtyre etiketimeve ka dal Zafir Berisha, i cili ka thënë se mërgimtarët kanë qenë pjesë e çdo procesi historik që ka kaluar shoqëria jonë.

“Nuk është etike dhe as njerzore përdorimi i termave pezhurativë në raport me mërgimtarët që po përdoren kohve të fundit nëpër media, rrijete sociale dhe nga ndonjë opinionist!
Vlersimi apo gjykimi i një shumice përmes sjelljeve të një individi është i padrejt, kjo logjik e mendimit i ka rrënjët te e kaluara e hidhur që kemi kaluar si shoqëri, kur politika e përdorte individin për të linquar e poshtruar shumicën për logari të tyre djallëzore.
Mërgimtarët kan qenë pjesë e pandashme e të gjitha të arriturave tona gjatë gjithë historis, prandaj si të till duhet ti trajtojm.
Një thënje popullore thot; nuk ka mal pa ujqë,
Por kjo nuk do të thot që mali dominohet nga ujku!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply