Berisha: Me projektin tonë “Shpresë për Prizreni” tashmë janë mishëruar gjithë qytetarët e Prizrenit

0
413

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, thuhet në komunikatën e Nismës.

“Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, tha se me projektin tonë “Shpresë për Prizreni” tashmë janë mishëruar gjithë qytetarët e Prizrenit.
Rikthimi i shpresës në qytetin tonë është domosdoshmëri e kohës, andaj 17 tetori është dita kur qytetarët e Prizrenit do të vendosin për largimin e papërgjegjshmërisë nga komuna jonë dhe kthimin e dinjitetit për qytetin dhe qytetarët përfundoi kandidati për kryetar, Zafir Berisha.
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kërkoi angazhim të plotë nga kandidatët për Kuvendin e Prizrenit edhe në ditët e mbetura në mënyrë që me 17 tetor ta jetësojmë projektin “Shpresë për Prizren”, dhe në krye të komunës ta vendosim njeriun i cili i ka dhënë shumë Prizrenit dhe vazhdon të mbetet njeriu kryesor në mbështetje të kërkesave të qytetarëve të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply