Berisha: Lagjes “11 Marsi” do t’i sigurojmë ujë të pijes, kanalizimin dhe ndriçimin publik

0
286

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka vizituar banorët e lagjes “11 Marsi”

Berisha ka thënë se do të përkushtohet për zgjidhjen e problemit me ujë të pijes, kanalizimit dhe ndriçimit publik.

Postimi i plotë:

Së bashku me sekretarin e Nismës Bilall Sherifi dhe kandidatin për Kuvend të Prizrenit Dr Fatmir Gërdellaj sot u takuam me mbështetsit e projektit “Shpresë për Prizren” në lagjen “11 marsi”
Banorët e lagjes “11 marsi” kërkuan që kjo pjesë e qytetit të ketë vëmendjen e qeverisjes së ardhshme në Prizren, me fokus të veçantë të trajtohen uji i pijes, kanalizimi dhe ndriçimi publik.

ShpresëPërPrizren #Voto119

Leave a Reply