Berisha – Komandant Hoxhës: Dalshi faqebardhë ju dhe gjithë luftëtarët e vërtetë të UÇK-së përballë padrejtësisë së radhës

0
166

Sot në medie është publikuar lajmi se ish-ushtari i UÇK-së, Samidin Xhezairi, i cili njihet edhe si Komandant Hoxha, është ftuar nga Gjykata Speciale.

E lidhur me këtë ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha, i cili është shprehur i bindur se Komandant Hoxha do ta përballoj këtë sfidë njëjtë sikur sfidat në luftë.

“I bindur shumë, miku dhe bashkëluftetari ynë (Samidin), si në luftë edhe tashë do të dini ti bërballoni sfidave që ju dalin përpara.
Ju, ne dhe e gjithë Kosova i përhulen luftës së UÇK-së dhe ndihem krenar që nje pjesë të luftës ishim bashkë në përpjekjet titanike për lirin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav…
Dalshi faqebardh ju dhe gjithë luftetarët e vërtet të UÇK-së përball padrejtësis së radhës”, thuhet në reagimin e Zafir Berishës./04 Online

Leave a Reply