Berisha: Këto rezulate nuk ishin të pritshme, do të vazhdojmë të funksionojmë

0
338

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun, shkruan GazetaBlic.

Berisha për GazetaBlic, thotë se sa do që këto rezultate nuk ishin të pritshme, do të pranojnë realitetin.

Derisa shton se vota e sovranit është mbi të gjitha.

“Natyrishtë që nuk ishte e pritshme, por ky është realiteti dhe këtë realitet e pranojmë. Vota e sovranit është mbi të gjitha, pastaj është çështje tjetër se a ka vendosur drejt a jo sovrani”, thotë ai.

Berisha gjatë prononcimit për GazetaBlic, ka shtuar se do të vazhdojnë të funksionojnë edhe pas këtyre zgjedhjeve.

“Do të vazhdojmë të funksionojmë, me kqyr lëshimet, defektet ku kanë ndodhur dhe jeta vazhdon edhe pas këtyre zgjedhjeve. Ky është verdikti i popullit dhe duhet të pranohet”, thotë Berisha për GazetaBlic.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate deri më tani rezulton se ka marrë saktësisht 20 mijë e 59 vota.

Kthyer në përqindje i bie 2,59% që për Nismën Socialdemokrate janë të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor.Kjo përqindje e votave të publikuara nga KQZ-ja është nga totali i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës.

Leave a Reply