Berisha godet PDK-në dhe LVV-në, dështuat me ndërtimin e shtëpisë së kulturës në Hoqë të Qytetit

0
386

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka akuzuar PDK-në dhe LVV-në për dështimin e tyre në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Hoqë të Qytetit.

Berisha ka thënë se PDK-ja këtë projekt nuk kishte arritur që ta përfundonte, ndërsa LVV-ja nuk e kishte vazhduar projektin aty ku kishte mbetur. Prandaj, ai beson se më 17 tetor qytetarët e Prizrenit duhet të votojnë për ndryshime.

“ARA, por edhe PAS, ky objekt që është ideuar dhe ndërtuar për shtëpii të kulturës në Hoq të Qytetit mbetet në gjendje të mjerushme!
PARA (PDK) e ndërtuan por kurr nuk e përfunduan, sepse nuk kishin ide çka më bërë me ketë objekt.
PAS (VV) nuk e vvazhduan dhe shkatërruan ende pa u përfunduar sepse nuk kishin as ide as dije çka duhet me bërë me ketë objekt.
Sikurse PARA ashtu edhe PAS, qeverit në Prizren investuan miliona € në objekte të kulturës dhe sportit, mirpo asnjëher këto investime nuk u lëshuan në shërbim të qytetarve.
Prandaj me 17 tetor duhet me mdodhën ndryshimi që kjo shtëpi e kulturës sikurse edhe ajo në Zhur, Lubisht etj, me luajtën rolin e tyre për çka janë destinuar”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply