Berisha ftesë Ramës: Eja në debat televiziv, pastaj mbathja në Beograd

0
197

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha nga Pogradeci i ka bërë një thirrje të hapur për debat televiziv kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ka një mesazh për Edi Ramën dhe se kreu i qeverisë shqiptare është i pashpresë pasi foltorja “i ka kallur datën”.

“E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Burrat e vajzat që jetojnë me djersën e ballit. Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv para këtyre burrave dhe grave, të gjitha krimet e mëkatet e këtyre tetë viteve mbathja për Beograd se atje të presin me krah hapur”, tha Berisha.

Sipas Berishës, foltoret e mbajtura në vend janë më pro-amerikane se të gjitha të tjerat.

“Këto takime më pro-amerikane se gjithë të tjerat. Se asgjë nuk mund të devijojë boshtin e drejtimit tonë perëndimor. Se ne qëndrojmë për vokacionin perëndimor të kombit si jetik dhe vendimtar për të ardhmen tonë. Nuk përkulemi para asnjë lloji presioni dhe shantazhi. Mbrojmë vlerat dhe Shqipëria shumë shpejt do të dalë nga kthetrat e këtij narko-shteti”, tha ai. /GazetaSinjali

Leave a Reply