Bastisen dy lokale në Samadraxhë të Suharekës për organizim të skemave piramidale

0
414
Foto: Ilustrim

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur dy lokale nga policia për organizim të skemave piramidale.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në njërin nga lokalet janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në lokalin tjetër janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate, 500 Forinta Hungareze, 200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune, 6 dolar Amerikan, 110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:55.

Leave a Reply