Banorët e Kabashit të Hasit në hall nga dëmtimi i kanalizimit të ujërave të zeza

0
509

Dëmtimi i kanalizimit të ujërave të zeza për banorët e fshatit Kabash është bërë i padurueshëm.

Siç ka mësuar 04 Online, dëmtimi i këtij kanalizimi është bërë para tre muajve, ndërsa deri më tani nuk është bërë asnjë intervenim.

Kryetari i këtij fshati, Fejzë Kabashi, ka konfirmuar për 04 Online se kanë adresuar kërkesën për intervenim në Drejtorinë për Shërbime Publike, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigjje.

“Kanë kaluar mbi 3 muaj që është shpërthyer kanalizimi i ujërave të zeza në Kabash, edhe përkundër kërkesës e njoftimit në Drejtorinë për Shërbime Publike, nuk ka përgjigjje për të”, ka thënë Kabashi./04 Online

Leave a Reply