Balje: Do të punojmë sërish në krijimin e Grupit parlamentar 6+, po e presim Etem Arifin të dalë nga burgu

0
327

Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar 6+, Duda Balje, ka treguar arsyet se pse ajo dhe një pjesë tjetër e deputetëve të këtij grupi i janë bashkuar në Kuvend, NISMA-së dhe AKR-së.

“Ne në Grupin Parlamentar 6+ kemi pasë shumë probleme, kjo pasi deputeti Adem Hoxha ka shkuar në Listën Serbe dhe Shefi i Grupit Parlamentar, Rasim Demiri ka kaluar në AAK. Pra, ne prej gjashtë tani jemi katër. Kemi pasë disa takime edhe me Grupin Parlamentar të LDK-së dhe grupe tjera, por vetëm në Grupin parlamentar NISMA dhe AKR, ne e kemi parë që kemi më shumë hapësirë për të funksionuar dhe punuar për komunitetet tona”.

Balje në Klan ka pohuar se do të punojnë që të formojnë sërish Grupin Parlamentar 6+.

“Grupi parlamentar 6+ ka ekzistuar për 20 vjet që nga paslufta, ne edhe pse jemi ndarë prap do të provojmë ta bëjmë bashkë grupin tonë”.

Ajo ka theksuar se do të mundohen të punojnë më shumë për komunitetet e tyre edhe pse janë në tjetër Grup parlamentar.

“Ne në fakt jemi në pozitë dhe do të marrim vendime si pozitë brenda parlamentit. Me deputetin Veton Berisha, i cili tashmë është në NISMA, ne do të mundohemi të punojmë për komunitetet tona”.

“Ne jemi duke pritur nëse deputetin Etem Arifi do të dalë nga burgu, do të mundohemi ta marrim edhe atë në këtë grup parlamentar”.

Deputetja nga komuniteti boshnjak ka theksuar se do të punojë më shumë për komunitetin e saj.

“Unë si deputete boshnjake, jam e kënaqur me Qeverinë dhe ajo ka punuar për komunitetin boshnjak. Jam duke pritur edhe miratimin e buxhetit, aty mendoj se mund të marrim diçka për komunitetin tim. Tani për tani jam e kënaqur”, ka thënë Balje.

Leave a Reply