Bali Muharremaj kërkon nga MASH-i që t’iu mundësohet shkollave të mesme shkuarja në ekskursion

0
347

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se kanë bërë kërkesë te ministria e Arsimit që shkollave të mesme tu mundësohet shkuarja në ekskursione.

“Është një sfidë edhe për kryetarët e komunave sepse kemi kërkesë prej tri shkollave të mesme. Nëse vazhdon të bie numri në krejt Kosovën atëherë pse të mos iu mundësojmë edhe maturantëve të shkojnë në ekskursion”.

“Unë kam pasur kërkesë nga tre këshillat e shkollave dhe kam bërë kërkesë të ministria e arsimit që së paku t’iu mundësohet udhëtimi”, tha ai.

Ai ka thënë se momentalisht në këtë komunë janë vetëm dy të infektuar me Coronavirus.

Tutje, ai tha se janë duke kaluar te salla sportive për shkak të vaksinimit të popullatës.

“Momentalisht i kemi vetëm dy të infektuar në komunën e Suharekës dhe ka rënë numri i të infektuarve. Është duke u menaxhuar mirë. Ne vetëm jemi bërë gati për të kaluar salla sportive në moment që marrim numër më të madh të vaksinave dhe janë duke u vaksinuar 2 500. Deri tash nuk kemi probleme”, ka thënë Klinaku për Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket projekteve Muharremaj tha se janë duke punuar në çdo fshat të Suharekës.

“Jemi duke punuar dhe do të ketë projekt në çdo fshat të Suharekës. Jemi duke punuar edhe në unazën e djathtë që e kemi këtu në Suharekë sheshi ka përfunduar gati”.

Leave a Reply