Baldedaj: Koalicioni LDK – LVV më mirë po funksionon kur LDK-ja doli në opozitë se sa kur i kishte 3 drejtori dhe nënkryetarin

0
546

Votimi i disa propozim vendimeve nga kuvendarët e LDK-së në seancën e tretë të rregullt për vitin 2020 në Kuvendin Komunal të Prizrenit, duket se e kanë irrituar shumë udhëheqësin e Grupit të Kuvendarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj.

Madje Baldedaj ka thënë se koalicioni mes LDK-së e LVV-së më mirë po funksionon kur LDK-ja ka dalë në opozitë sesa kur i kishte tri drejtori dhe nënkryetarin.
Por, reagimi i Baldedajt nuk përfundon këtu, pasi ka kritikuar disa kuvendarë të LDK-së se po bëjnë pazare për disa drejtorë të shkollave, dhe jo vetëm.

Reagimi i plotë i Ilir Baldedajt:

“Koalicioni LDK – LVV më mirë po funksionon kur LDK-ja doli në opozitë se sa kur i kishte 3 drejtori dhe nënkryetarin. A e dini pse ?
Sepse tani 4 asamblistat e LDK-së po bëjnë pazare për disa drejtorë të shkollave, disa subvensione në bujqësi dhe për ndonjë punësim të ndonjë djali të tyre.
Euuu poshtë ka ra katundi !”, ka thënë Baldedaj./04 Online

Leave a Reply