Balaj – Halimaj: Prizrenit i ofruam mbështetjen e qeverisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19

0
526

Zëvendë Kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj sot e kanë vizituar Komunën e Prizrenit, me ç’rast kanë ofruar përkrahjen e qeverisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Balaj – Halimaj e Zemaj janë pritur nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe nga udhëheqësitë e Spitalit të Prizrenit. Si rrjedhojë, zv. Kryeministrja ka thënë se bashkë me ministrin Zemaj kemi ofruar përkrahjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për këto institucione shëndetësore.

“Sot, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizituam Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, QKMF-në në Prizren, Spitalin Regjional dhe Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike të këtij qyteti për të parë nga afër punën që po bëjnë mantelbardhët në luftimin dhe parandalimin e COVID-19.

Bashkë me ministrin Zemaj ofruam përkrahjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për këto institucione shëndetësore në Prizren dhe ditët në vijim, ne do të ulemi dhe do të diskutojmë për gjetjen e një formule të përbashkët për t’i dalur në ndihmë QKMF-së dhe Spitalit Regjional të këtij qyteti me mjete shtesë të cilat ata i konsiderojnë si të domosdoshme.

Shpreha mirënjohjen time për të gjithë mantelbardhët jo vetëm në Prizren, por në të gjithë vendin në betejën kundër koronavirusit.

Mbani maskën, ruani distancen sepse në këtë formë ruajmë vetën dhe të tjerët”, ka thënë Balaj – Halimaj./04 Online

Leave a Reply