Balaj – Halimaj: Do të mbështes politikat socialdemokrate ashtu siç kam bërë në mandantin e kaluar

0
74

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj, është zotuar se do të jetë në mbështetje të politikave socialdemokrate.

Balaj – Halimaj njëkohësisht ka falënderuar votuesit që kanë ndihmuar në zgjedhjen e saj në legjislaturën e VI, ndërsa ka bërë thirrje për mbështetje edhe në zgjedhjet e parakohshme.

“Më lejoni të ju marr pak minuta nga koha e juaj e vyeshme.
Unë do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që votuan për mua si deputete në legjislaturën e VI.
Unë vlerësoj besimin tuaj në mua për të bërë atë që është në interesin më të mirë të qytetarëve, dhe për t’a drejtuar vendin tonë drejtë politikave socialdemokrate.

Unë veçanërisht dua të falënderoj shumë Kryetarin z. Fatmir Limaj, partinë, strukturat dhe individë që më miratuan dhe gjithashtu komunitetin tim të zellshëm që punuan për zgjedhjen time dhe që më ofruan udhëzime dhe mbështetje.

Duke qenë e bindur se do jem prap zgjedhja juaj, gjatë katër viteve të ardhshme si deputete e Republikës së Kosovës, unë do të përqëndrohem në përparësitë e fushatës tonë si parti dhe do të mbështes politikat socialdemokrate ashtu siç kam bërë në mandantin e kaluar.
Faleminderit përsëri për besimin në mua dhe shpresoj të më besoni sërish duke e zgjedhur numrin 3 të listës së partisë sonë NISMA SOCIALDEMOKRATE”, ka thënë Balaj – Halimaj./04 Online

Leave a Reply