Avdyli: Seanca do të jetë e suksesshme, do të jenë numrat e mjaftueshme

0
240

Deputeti nga grupi i LVV-së, Haxhi Avdyli para fillimit të seancës tha se janë siguruar numrat për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Avdyli tha se është një ditë e mirë për demokracinë e Kosovës dhe se vullneti i qytetarëve është jetësuar, transmeton Indeksonline.

“Besoj që do të jetë një seancë e suksesshme. Është një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë. Vullneti i qytetarëve për ndryshim, për të votuar ata që do ta përçojnë këtë ndryshim, do të jetësohet sot. Është vullnet i 2/3 të deputetëve që të kryhet kjo punë. Keqkuptimet që kanë ndodhur me disa deputetë janë zgjidhur.”

Avdyli foli edhe për votën e deputetit nga radhët e komuniteteve, Adem Hoxha. Në media ka qarkulluar lajmi se Kurti i ka ofruar një zëvendësminstër atij. Avdyli e komentoi këtë.

“Nuk ka pasur kësi arazhmane. Nuk ka pasur biseda të tilla. Ka pas biseda të interesave të ndryshme të komuniteteve. Nuk është me rëndësi se çfarë poste marrin, edhe nëse marrin është mirë që marrin se janë përfaqësues të komuniteteve të tyre. Do të ketë numra të mjaftueshëm. Do të jetë Adem Hoxha, do të jenë edhe të tjerët”, u shprehë ai./Indeksonline/

Leave a Reply