Avdyli: Nëse nuk reagojmë shpejt pacientët do të na vdesin në korridore të spitaleve e vetura

0
89

Deputeti i LDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se ligji anti-Covid është shumë i mirëpritur pasi sipas tij vendimet pa këtë ligj do të bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Këto dënime që bëhen tani shkojnë në një mijë euro dhe kjo nuk është në rregull. Është shifër enorme. Edhe dënimet duhet të bëhen konform gjendjes ekonomike. Gjobat kanë qëllim edukues e jo dëmtimin e qytetarëve”, tha Avdyli në RTV Dukagjini.

Avdyli thotë se virusi ka befasuar të gjithë ekspertët mjekësorë.

“Edhe unë si mjek kam besuar se me ngritjen e temperaturave virusi të humb shkallën e infektueshmërisë por kjo nuk ka ndodhur”.

Deputeti thotë se nëse nuk merren masa që mund të jenë edhe të dhimbshme për ekonominë Kosova do të humb shumë njerëz.

“Pacientët tani kanë filluar të trajtohen edhe korridoreve por me këtë mbingarkesë nëse nuk marrim masa pacientët do të na vdesin korridoreve apo në vetura”, tha ndër të tjera Haxhi Avdyli.

Leave a Reply