Avdyli: Në 4 vitet e ardhshme në Prizren do merr hov zhvillimi ekonomik

0
426

Në 4 vitet e ardhshme në Prizren do merr hov zhvillimi ekonomik e në çdo lëmi, kështu ka deklaruar deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli.

Rrjedhimisht, ai ka thënë se ditë edhe më të mira e presin Prizrenin.

Postimi i plotë:

Në 4 vitet e ardhshme në Prizren do merr hov zhvillimi ekonomik e në çdo lëmi. Ska më qyteti i dyte me nr të banorëve të merr 9 herë më pak grant qeveritar për kokë banori se do qytete tjera. Prizreni sdo jetë më Jeruzalem për vota e mbledhje të tatimeve legale e haraqeve ilegale. Po fillojmë me 3 zona ekonomike, që për 20 vite nuk arritën të bëhen. Rruga Prizren Tetovë, e rrugët tjera eksistuese po vendosin Prizrenin si qendër rajonale.
Ditë edhe më të mira e presin Prizrenin.
Çka duhet ne të bëjmë për qytetin?
Për të mos kthyer qytetin në kaluarën e errët korruptive, pa zhvillim ekonomik e zorrë qorre e të izoluar duhet që me 14 nëntor të dilni të votoni. Mos e dënoni veten dhe qytetin tuaj me eksperimente por votoni edhe një mandat Mytaher Haskuka. Puna e madhe fillon me 15 nëntor për #mëshumëpërprizrenin ose mbetemi qytet pa shpresë e izolim me menaxher të dështuar.

Leave a Reply