Avdyli i drejtohet mërgimtarëve: Ju premtojmë që kjo do jetë hera e fundit që do votoni kaq komplikuar

0
736

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka dhënë një premtim të madh për mërgimtarët.

Avdyli ka thënë se kjo do të jetë hera e fundit që mërgimtarët do të votojnë kaq komplikuar, duke u zotuar se do miratojnë ligjet që lehtësojnë procedurën e votimit.

“Të nderuar vëllezër e motra nga mërgata, e di që keto procedura ju bezdisin pa nevojë, sepse si duket qëllimi i tyre është që ju të hiqni dorë. Por NE JU PREMTOJMË që kjo do jetë hera e fundit që do votoni kaq komplikuar. Ne pas fitores së madhe, do miratojmë ligjet që ua lehtësojnë votimet aty ku jeni, dhe do thjeshtësojmë maksimalisht procedurat”, ka thënë Avdyli./04 Online

May be an image of 1 person dhe ushqime

Leave a Reply