Avdyli i del në mbrojtje Gërvallës: Po sulmoni një grua që la jetën në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës

0
237

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli i ka dalë në mbrojtje kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës pasi që e njejta ka marrë shumë reagime për deklaratën që kishte bërë kohë më parë për Gjykatën Speciale.

Avdyli në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë në rrethana tjera.
“Eksponentë të politikës e parapolitikës e shërbëtorë të pushteteve të kaluara , dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër,të shkëputur, e nxjerrur nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera.

Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore”, tha Avdyli.

Deputeti tutje, shton se Gërvalla la jetën e saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës.

Leave a Reply