Avdyli: Gratë po e shohin planin e emancipimit dhe qeverisjen me duar të pastra te Vjosa Osmani

0
33

Ardhja e shpeshtë e Vjosa Osmanit në Prizren, si asnjëherë më parë ka zgjuar elektoratin e LDK-së, i cili besohet se ishte më i fjeturi në dekadën e fundit.

Pjesëmarrja e saj në Ortakoll dhe në Zhur, ka mobilizuar elektoratin, votuesit e simpatizanët e LDK-së, të cilët ishin në numër të madh. Mbështetje e plotë për Vjosa Osmanin nga LDK-ja në Prizren, e veçanërisht nga Haxhi Avdyli, i cili është kandidat për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbase Avdyli njihet edhe si krahu i djathtë i Vjosa Osmanit, ndërsa mbështetja e tij në këtë garë i ka tejkaluar edhe pritshmëritë.
Avdyli beson se me Vjosën Kryeministre gruaja po e sheh te ajo planin e emancipimit.
“Gruaja po e sheh te ajo planin e emancipimit, e qeverisjen me duar të pastra”, ka thënë Avdyli.

E nga ana tjetër vet Vjosa Osmani ka shprehur vlerësimin më të lartë pozitiv për bashkëjetesën dhe harmonin që ka gjetur në Prizren.
“A ka gjë më të bukur se kjo, a ka gjë më njerëzore se të bashkëjetosh në harmoni të plotë me fqinjin që flet tjetër gjuhë apo ka të tjera dallime nga ti. Ky është Prizreni që na bënë ta duam aq shumë, me bujarinë, fisnikërinë e zemergjerësinë e qytetarëve prizrenas.
Ju faleminderit Ortakoll, faleminderit Prizren!”, është shprehur Osmani në tubimin e mbajtur në Ortakoll.

Ju kujtojmë se pikërisht Haxhi Avdyli ishte iniciatori për ngritjen politike të Vjosa Osmanit brenda dhe jashtë LDK-së, i cili në kuvendin e parafundit zgjedhor, Osmanin e kishte propozuar për kandidate për Kryetare të LDK-së, ndërsa në vazhdimësi ka shprehu qëndrimin e tij se vetëm Vjosa Osmani mund ta sjell LDK-në në pushtet./04 Online

Leave a Reply