Avdyli: Covid-19 do të dëmtojë ekonominë dhe do të prodhojë analfabetë

0
476

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, thotë se koronaviursi COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate.

Ndër to, thotë Avdyli, do të prodhojë edhe analfabetë.

“Përveq humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :
1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë
3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
4. trazira e jostabilitet politik që do vijnê nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,
5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve
6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerzë asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
9. do kemi gjenerata fëmijësh të rritur nê botë virtuale jo reale por tē padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshem per tu kyqur në tregun e punës e jetën reale.
Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore”, ka thënë Avdyli.

Leave a Reply