Avdyli: 7 kandidaturat për asamble të Listës Guxo në Prizren së bashku sollën mbi 2500 vota

0
670

Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka thënë se shtatë kandidatët e kësaj liste për Asamblenë Komunale në Prizren kanë fituar mbi 2500 vota.

Avdyli ka thënë se mobilizimi i kësaj liste do të vazhdoj për balotazhin e 14 nëntorit.

Postimi i plotë:

Sot patëm një ndejë falenderuese për 7 kandidaturat për asamble te Listës Guxo në Prizren .Ata së bashku sollën mbi 2500 vota, si vlerë e shtuar duke e vendosur Listën tonë të përbashkët me VV-në si e para dhe fitoren e Mytaher Haskuka si kandidati me mbi 40%. Mobilizimi ynë vazhdon edhe më shumë për kurorëzimin e fitores së 14 nëntorit. Prizreni ska vend për rikthim të alternativave qeverisjeve të dështuara të së kaluarës.

Leave a Reply