Asgjë nuk u përmbyll për presidentin: Javën tjetër pritet takim i veçantë ndërmjet Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut

0
370

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ja paralajmëruar takim të veçantë me Vjosa Osmanin.

Ai pas takimit të përbashkët që kishte me Kurtin, e Osmanin,  tha se presin që javës tjetër të takohen me kandidaten për presidente.

“Ne sot përfunduam takimin e parë me përfaqësuesin dhe kryetarin e VV’së, Albin Kurtin. Ku diskutuam temat e sekuencës së formimit të institucioneve. Këtu kemi përfunduar takimet me VV’në, sepse pozicionet tona janë të qarta. Kështu ka vendosur zëri qytetar. VV është në pozitë, ne jemi në opozitë. Ne do të jemi një opozitë aktive dhe do të jemi një alternative e re. Këtu përfundojmë takimin me VV’në dhe jemi të dakorduar, që pas formimit të qeverisë, të takohemi me pretendenten për presidente, dhe të kuptojmë pozicionin e saj karshi LDK’së, Vetëvendosjes, opozitës. Presim që javën e ardhshme të kemi ftesë nga kandidatja për presidente”, ka thënë Abdixhiku.

“Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme, por për këtë duhet pyetur ata që duhet t’i formojnë institucionet”, ka shtuar tutje.

“Në seancën e të hënës marrim pjesë në seancë si opozitë”, ka potencuar.

“Nesër do t’ua prezantojë organeve detajet e këtij takimi. Si LDK kemi thënë që s’jemi të interesuar për destabilizim. Të gjitha vendimet do t’i marrim brenda partisë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Leave a Reply