Artan Sejrani zgjedhet Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit

0
542

Gjykata Themelore e Prizrenit që nga tre korriku i këtij viti ka mbetur pa Kryetar, pas pensionimit të Ymer Hoxhës.

Hoxha këtë pozitë e kishte mbajtur për 16 vite me radhë, përkatësisht nga viti 2004. Por, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është kujdesur që për Ushtrues Detyre ta zgjedh gjyqtarin, Artan Sejrani.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Sjerani si Ushtrues Detyre i Kryetarit të kësaj gjykate është zgjedhur me vendimin e KGJK-së më 23. 03. 2020, ndërsa detyrën e ka filluar nga 04. 07. 2020.

“Me vendimin e KGJK-së të datës 23.03.2020, Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit u zgjodh gjyqtari, Artan Sejrani.

Këtë detyrë z. Sejrani do ta filloj prej datës 04.07.2020″, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren./04 Online

Leave a Reply