Artan Hoxha bëhet pjesë e stafit të kabinetit të presidentes në detyrë, Vjosa Osmani

0
1174

Ka rrugëtuar për disa vite me radhë në kuadër të LDK-së në Prizren, i njohur si mbështetës i fuqishëm i Vjosa Osmanit, Kryetares aktuale të Kuvendit të Kosovës dhe njëherit U.D e Presidentes së Kosovës.

Bëhet fjalë për Artan Hoxha, i cili nga sot është pjesë e stafit të kabinetit të Osmanit në presidencë.

Duket se Hoxha nuk do t’i ndahet Osmanit në rrugëtimin e saj politik, i cili njëherit njihet edhe si mbështetës i fuqishëm i ish-kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

“Nga sot pjesë e kabinetit të U.D. Presidentës së Republikës së Kosovës.
Nderë,kënaqësi dhe privilegj i veqantë!”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ Artan Hoxha./04 Online

Leave a Reply