Artan Abrashi kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

0
49

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren Artan Abrashi do të jetë kandidat i kësaj partie për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga vetë Abrashi, i cili thotë se ndihet i nderuar që Lëvizja Vetëvendosje pranoi kandidaturën e tij për deputet.

“Jam falënderues për besimin e dhënë. Sikurse shumë të tjerë, në këtë garë zgjedhore do të angazhohem për ndryshimin e kërkuar. Rrjedhimisht, nga sot pres mbështetjen tuaj”, shkruan Abrashi.

Leave a Reply