Arsimtari që kultivon erëza në tregun e Prizrenit

0
490

Përdorimi i shumtë i erëzave për ushqime këto kohë ka bërë që Nexhmedin Elshani nga fshati Medvec i Komunës së Prizrenit t’i kultivojë ato. Rozmarina, kopër, menta, borziloku dhe trumza janë disa nga erëzat të cilat i pëlqejnë më së shumti klientët e tij. Elshani këto erëza i shet të freskëta në tregun ditor të Prizrenit.

Për emisionin “Sot”, ai ka treguar se si ka filluar t’i kultivojë ato.

Elshani, thotë se shumë prej tyre janë shëruese për sëmundje të ndryshme.

Edhe çmimet, sipas tij, janë të volitshme, por thotë se qytetarët e Prizrenit nuk po janë të interesuar shumë për to.

Përhapja e pandemisë, sipas tij, ka ndikuar shumë që këto erëza të mos përdoren ngase thotë se mërgimtarët i kanë përdorur më shumë.

Përveç erëzave, Elshani në tezgën e tij kultivon edhe prodhime të tjera bujqësore. E shpreson që virusi COVID-19 të kalojë sa më shpejt e t’i kthehen përfitimet nga kjo punë ngase është burimi i vetëm i parave për familjen tij.

Leave a Reply