Arsim Hoxhaj i Listës “GUXO” kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së

0
501

Dikur ishte kundërshtar i ashpër i Isa Mustafës dhe politikave të tij, e më pas ishte bërë përkrahës i flaktë i Vjosa Osmanit.

Bëhet fjalë për Arsim Hoxhaj, i cili është në garë për një ulëse në Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Në rrugëtimin e tij politik, Hoxhaj ishte Këshilltar për Financa në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa momentalisht është Asistent i zëvendësministrit të shëndetësisë, Arsim Berisha.

Si aktivist i hershëm i LDK-së, Hoxhaj ka mbajtur disa pozita. Hoxhaj hapurazi ka përkrahur politikat e Vjosa Osmanit dhe të Haxhi Avdylit, ndërsa ishte edhe kryetar i nëndegës së LDK-së në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.

Ikja e Osmanit, Avdylit dhe të tjerëve nga LDK-ja, të cilët edhe e kanë krijuar Listën “GUXO”, Hoxhajn e ka spostuar politikisht në këtë listë, i cili është edhe aktualisht.

Hoxhaj mbanë numrin 28 në zgjedhjet e 17 tetorit i cili është në listën e LVV-së, duke besuar se do të merr mbështetje të mjaftueshme që do ti siguronte një vend në Kuvendin e Prizrenit.

“Të nderuar qytetar të Prizrenit, miqë dhe shoqëri.
Po ju njoftoj se në zgjedhjet e 17 Tetorit do të jem kandidat për kuvendin Komunal në Prizren nga radhët e Listës Guxo bashkë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje, numri im në këtë listë është numri 28.
Arsim Hoxhaj 28 ✅”, ka thënë Hoxhaj./04 Online

Leave a Reply