Arrijnë turistët e parë në Shqipëri: Priten me lule dhe shampanjë në aeroport

0
513
Spille - Bregdeti shqiptar

Shqipëria ka hapur dyert për turistët në bregedetin e saj. Sot kanë arritur në aeroport turistët e parë të huaj, që janë pritur me lule nga Ministri i Turizimit, Blendi Klosi.

Pas daljes nga karantina, këta turistë u priten si asnjëherë më parë. Ministri i Turizimit, Blendi Klosi kiishte organizuar një ceremoni të veçantë në aeroport ku të gjithë turistët kanë marrë nga një lule.

Në ceremoni nuk ka munguar as shampanja për turistët, ndërsa ministri u shpreh i lumtur për ardhjen e tyre.

”Pata kenaqesine e madhe te dhuroja nje buqet me 198 lule pasi jane pasagjeret e pare qe erdhen sot ne Shqiperi duke.mbushur plot e per plot charterin e pare i cili jo vetem erdhi ne Shqiperi si charteri i pare turistik, po mbase informacioneve qe ne kemi mbase eshte charteri i pare turistik ne Europe. Edhe shume mire qe e filluam nga Shqiperia kete aktivitet rajonal, kete aktivitet evropian duke i dhene shume entuziazem sektorit turistik ne Shqiperi. Eshte nje pune e madhe qe kemi bere ne gjithe keto 2 muajt e pandemise per te krijuar atmosferen per te pritur me shume turiste ne Shqiperi per te krijuar strukturat akomoduese, per te krijuar rregullat e menaxhimit te virusit qe akoma nuk eshte larguar nga Shqiperia qe edhe keto fjale mireseardhje per stafin …” tha Ministri i Turizimit, Blendi Klosi.

Leave a Reply