Arrestohet një person në Korishë të Prizrenit, kërcënoi për borxh

0
92
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi që dyshohet se kërcënoi për borxh viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të një borxhi e ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë automatike me 30 copë fishekë”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./04 Online

Leave a Reply