Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual në Prizren

0
40
Foto: Ilustrim

Policia në Prizren ka arrestuar një person si të dyshuar për ngacmim seksual.

I dyshuari është sulmuar fizikisht nga vëllai i viktimës dhe dy të tjerët, me ç’rast edhe ka marrë lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K/ Rome. I dyshuari është sulmuar fizikisht nga vëllai i viktimës – dyshuari mashkull K/Rom në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”./04 Online

Leave a Reply