Arrestohet i dyshuari në Prizren për sulm fizik ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve

0
614
Foto: Ilustrim

Gjatë të hënës, në Komunën e Prizrenit, është raportuar për një rast të dhunës në familje dhe një rast të një personi të zhdukur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe fëmijët e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Aty bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply