Arrestohen katër persona në Prizren, dyshohen për posedim të narkotikëve

0
502
Foto: Ilustrim

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Arrestimet kanë ndodhur në dy raste të ndara.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të hënën rreth orës 15:45, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të cilët janë ndaluar nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 30 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Amfetaminë, 14 tableta të dyshuara si narkotik të llojit Ekstazi dhe një kavanoz i plastikës me 46 tableta të dyshuara si narkotikë të llojit Ektazi, një peshore digjitale një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike dhe një telefon celular. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur po në të njëjtën ditë rreth orës 18:20, ku policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 0.58 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe një pako me rrizlla. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë te rregullt.

Leave a Reply