Ariu shfaqet në Gjinoc të Suharekës, në të hasin tre persona që kishin dalë për të ecur

0
455
Foto: Ilustrim

Në shëtitoren e ecjes në Gjinoc të Suharekës, të premten mbrëma doli edhe një ari.

Ai ua ndërpreu rrugën tre djemve që po ecnin andej pari, shfaqja e ariut të hirtë në këtë fshat nuk është e rrallë.

Para disa kohësh kafsha ia dëmtoi tri koshere me bletë një banori, dhe gjurmët e saj janë ende të pranishme në oborrin e tij.

Drejtori i Bujqesisë në Komunën e Suharekës, Xhevdet Gashi tha se nuk kanë të drejtë të marrin masa tjera veçse për këtë rast janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë.

Leave a Reply