Arben Fetoshi aderon në PDK

0
49

Partisë Demokratike të Kosovës i është shtuar edhe një anëtar i ri i cili vjen nga fusha akademike.

Ai është profesori universitar Arben Fetoshi.

Prezantimi i tij është bërë nga kandidati për kryeministër dhe njëherësh kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, në një konferencë për media.

Hoxhaj tha se ardhja e Fetoshit në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.

“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”.

Kreu në detyrë i PDK-së theksoi se Kosova është në krizë por mund të nxirret nga kriza vetëm nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar Partisë Demokratike ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë.

Ai tutje ka shtuar se i ka qëllimet e njëjta ashtu siç i ka edhe PDK-ja.

Leave a Reply