Aplikacioni për Covid-19 është gati. Mësoni këtu nëse jeni prekur nga koronavirusi

0
501

Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëhet me dije se portali coronavirus.shendetesia.gov.al, nëpërmjet aplikacionit e-Albania, do t’u vijë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet udhëzimeve që duhet të ndjekin nëse dyshojnë ose janë të prekur me Covid-19.

Në video jepen informacione të vlefshme, që mund të aksesohen duke vizituar faqen online të dedikuar për koronavirusin, për të verifikuar simptomat dhe për të komunikuar online me mjekun e familjes kudo ku ndodheni.

Ju do të udhëzoheni pasi të keni plotësuar online një formular të thjeshtë mbi gjendjen tuaj shëndetësore.

Nëse keni simptoma të Covid-19 duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes, të telefononi për këshillim në linjën e gjelbër 0800 4040 ose në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.

Ja video më poshtë, po ashtu ja edhe faqja ku mund ta shihni coronavirus.shendetesia.gov.al

Leave a Reply