Anulohet takimi Edi Rama – Ramush Haradinaj

0
495

Kryeministri shqiptar Edi Rama po qëndron për vizitën në Kosovë, meqë rast gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime me krerë institucional dhe politik.

Takimin e parë e nisi me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, për të vazhduar më pas me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Nga Kuvendi, ai u nis për në Qeveri ku u prit nga kryeministri, Avdullah Hoti. Derisa momentalisht po qëndron në selinë e VV-së, ku u prit jo nga Kurti, por nga nënkryetari, Glauk Konjufca.

Por, burime të Indeksonline mësojnë se kreu i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nuk do të takohet me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Derisa, i njëjti takim sipas mediave ishte paraparë të zhvillohej ditën e nesërme me fillim nga ora 11:00.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline

Leave a Reply