Anton Çuni përkujton Betejën e Koshares dhe ndjehet krenarë për arritjen e ushtarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare

0
365

Deputeti i LDK-së njëherësh ish-luftëtarë në “Betejën e Koshares” Anton Cuni, thotë se Kosharja është vendi ku takohen krenaria e lirisë, kundrejt lirisë së mohuar nga diktatori i fundit i Ballkanit, raporton Gazeta Blic.

“Është vendi, ku lartësohet dashuria e ushtarëve të lirisë për atdheun, duke trasuar edhe sot, rrugëtimin e një ëndërre të madhe të ushtarëve tanë, për të arritur majat e suksesit përkrah ushtrive më të fuqishme botërore”Tutje Çuni theksoi se kjo ditë është dhe moment krenaria pasi Nëntogeri Ardit Deliu si dhe Nëntogerja Ilirianë Bunjaku arritën të diplomohen në Akademinë Ushtarake britanike.

Postimi i plotë:Sot, në përvjetorin e 22-të të krenarisë kombëtare të një beteje të lavdishme, kur kujtojmë se si ushtarët e UÇK-së që me dashurinë tejnjerëzore i shërbenin atdheut në luftën për liri; në të njejtën ditë, Sot, pas 22 viteve ushtarët e ushtrisë sonë po arrijnë majat e suksesit në akademitë ushtarake të nivelit më të lartë botëror
Kosharja, është vendi ku takohen krenaria për luftën e lirisë; kundrejt lirisë së mohuar nga diktatori i fundit i Ballkanit;
Është vendi, ku ri-gjallëron memorien historike për sakrificen tejnjerëzore të ushtarëve të lirisë; kundrejt makinerisë mizore ushtarake të pushtuesit të fundit në historinë më të re të Evropës;
Është vendi, ku lartësohet dashuria e ushtarëve të lirisë për atdheun, duke trasuar edhe sot, rrugëtimin e një ëndërre të madhe të ushtarëve tanë, për të arritur majat e suksesit përkrah ushtrive më të fuqishme botërore.Në këtë moment krenarie, në këtë përvjetor të Betejës së Koshares, sukseset e Nëntogerit Ardit Deliu si dhe Nëntogeres Ilirianë Bunjaku, në Akademinë Mbretërore në Sandhurst, e cila u dekorua me mirënnohje për suksesin e pashembullt në sferën ndërkombëtare, duke pranuar “shpatën internacionale”, i kthejnë këto ditë të përvjetorëve, në një një kremtim të ëndrrave dhe aspiratave historike; me vështrimin nga e ardhmja që po ndriqohet me sukseset ndërkombëtare të ushtarëve të FSK-së.Momente si keto më bëjnë të përjetoj emocionin e lirisë duke kujtuar me krenari shembujt e çmuar të protagonistëve të sakrificës dhe trimërisë së bashkëluftëtarëve, për t’i respektuar ata deri në pafundësi; sepse si një udhërrëfyes i japin motivin djemve dhe vajzave të ushtrisë sonë, të cilët po rreshtohen përkrah aleatëve tanë, për të kontribuar në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

Leave a Reply