Ambasadorja e Kosovës në Izrael takon të mbijetuarin e Holokaustit që u lind dhe u rrit në Kosovë

0
490

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u takua me Raul Teitelbaum, i lindur dhe rritur në Prizren, Kosovë dhe një i mbijetuar i Holokaustit.


“Si një i mbijetuar i Holokaustit, historia e tij është e dhimbshme, por e veçantë për Kosovën, Izraelin dhe familjen tonë”, shkruan Demiri ndër të tjera në postimin e saj në rrjetet sociale.

Në librin e tij të fundit “Një nga tetë” ai i kushtoi një pjesë të librit edhe historisë së familjes Demiri.

Postimi i plotë

Një takim i veçantë me z. Raul Teitelbaum, i lindur dhe rritur në Prizren, Kosovë. Si një i mbijetuar i Holokaustit, historia e tij është e dhimbshme, por e veçantë për Kosovën, Izraelin dhe familjen tonë. I ulur jashtë derës së shtëpisë së tij, ai tregoi një mikpritje të ngrohtë në shtëpinë e tij. Në librin e tij të fundit “Një nga tetë” ai i kushtoi një pjesë të librit edhe historisë së familjes sonë.

Z. Teitelbaum në një video regjistrim tha:

“Jam shumë i lumtur për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem”

Iris & Anat, ishte shumë kënaqesi të ju takoja pas kaq vitesh

Leave a Reply